Ndeshja ndërmjet Wigan Athletic dhe Manchester City, na dëshmoi se në futboll ekziston magjia dhe se nganjëherë të duhet vetëm një rast për të fituar.
Skuadra e drejtuar nga trajneri më i mirë në botë, Josep Guardiola, ishte favorite para fillimit të ndeshjes dhe vetë trajneri katalan kishte vendosur të fillonte takimin me një formacion të fortë, duke startuar me Kun Aguero, Sane, Gundogan, David Silva, Bernardo Silva.

Po ashtu në futbollistët në repartin e mbrojtjes i kishte mbi vlerën 100 milionë euro në tregun e transferimeve, por kjo nuk i mjaftoi skuadrës liderë të Premierligës për ta kaluar në çerekfinale.
Wigani arriti ta përsëriste ndeshjen e vitit 2013, kur kishte fituar në finale të FA Cup, me rezultat minimal 1 me 0, rezultat ky që edhe sonte kreu punë.

City dominoi totalisht takimin, duke pasur posedimin e topit 82 % të kohës, ndërsa skuadra vendas 18%.

‘Qytetarët’ patën 26 tentime për të shënuar në portën e Wiganit, por që nuk ia dolën. Ndryshe, Wigan kishte vetëm katër raste dhe njëri nga ta përfundoi në gol.
Megjithatë, golin e vetëm e ndeshjes e shënoi sulmuesi, Will Grigg, në minutën e 79 për ta dërguar skuadrën e tij në çerekfinale, dhe duke ia mohuar shanset Guardiolës dhe futbollistëve të tij ta përfundojnë sezonin me katër trofe. /arbresh.info/

Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...