Të hënën mbrëma në Zuerich, është tërhequr shorti për kualifikimet për Kupën e Botës 2022.
Kombëtarja e Kosovës do të luajë në grup me Spanjën.
‘Dardanët’ gjenden në Grupin B së bashku edhe me Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
Ndeshjet e para kualifikuese për Botëror luhen më 24 e 25 mars të vitit të ardhshëm.

Në mars janë tri termine për ndeshje, kurse ndeshjet tjera luhen në shtator, tetor dhe nëntor të vitit të ardhshëm.
Vendi i parë në grup kualifikues siguron biletën për Botëror, ndërsa vendi i dytë siguron fazën e ‘play-off’.
Botërori në Katar do të mbahet prej 21 nëntorit e deri më 18 dhjetor të vitit 2022.
Pas shortit, kanë reaguar edhe futbollistët e ‘Dradanëve’.
Valon Berisha, Amir Rrahmani, Florent Hdergjonaj, e Mërgim Vojvoda ekanë mirëpritur shortin duke postuar foton e grupit B, derisa besojnë se do ta prezantojnë Kosovën ashtu siç i ka hije, raporton Gazeta Express.
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...