Real Madridi dhe Barcelona e zhvillojnë sonte një tjetër “El Classico” në futbollin spanjoll.
Dy rivalët e përbetuar do të ballafaqohen në kuadër të gjysmëfinales së parë të Kupës së Mbretit.
Stadiumi “Santiago Bernabeu” është arenë e përballjes ndërmjet “mbretërve” dhe “katalunasve” me fillim nga ora 21:00.
Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti po konsiderohet favorit i madh për ta fituar ndeshjen e parë, sipas kompanisë së madhe të basteve sportive “bet365.com”
Kuota për fitoren e Real Madridit llogaritet 1.91, barazimi 3.50, ndërsa për triumfin e Barcelonës kuota është 4.00.
Kjo është përballja e dytë ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës këtë vit.
Më parë janë përballur më 15 janar në kuadër të Superkupës së Spanjës, të cilën Barcelona e fitoi 1:3.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?