Roma fiton edhe ndeshjen e dytë përgatitore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.
Pas suksesit të thellë 10-0 ndaj Montecatini, të enjten, verdhekuqtë triumfuan këtë të diel 2-0 përballë Ternanës, skuadër e Serisë B.
Golin e parë të skuadrës së Mourinhos e shënoi Carles Perez në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë realizoi me kokë Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare.
Pellegrini, Veretout dhe Calafiori ende nuk janë nën urdhrat e Mourinhos, ndërsa Karsdorp, El Shaarawy dhe Dzeko u rikthyen në fushë.
Boshnjaku, i aktivizuar në pjesën e dytë mori shiritin e kapitenit në mungesë të Pellegrinit.
Sidoqoftë, ishte diçka që nuk ndodhte që nga derbi i 15 janarit 2021.
Pas eliminimit nga Spezia në Kupën e Italisë, në fakt, Dzeko u përjashtua nga skuadra dhe u ndëshkua nga Fonseca i cili, në marrëveshje me klubin, zbriti në hierarki kapitenin boshnjak./GE/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses