Dejan Kulusevski është një nga lojtarët më të talentuar te Juventusi, por nuk po arrinë të gjejë një vend në formacionin startues në këtë fazë të parë të sezonit me trajnerin, Massimiliano Allegri.
Kjo është arsyeja pse për talentin suedez, flitet për një shitje të mundshmë ose një përfshirje në negociata të tjera.
Ish-ylli i Parmës pëlqehet në Premier League, me Arsenal dhe Tottenham që e kanë vënë në shënjestër.
Por, nuk përjashtohet as mundësia që Kulusevski të përfshihet në ofertën e bardhezinjëve për Dusan Vlahovic të Florentinës.
Javët e ardhshme do të jenë vendimtare, edhe pse duhet theksuar se lojtari ka thënë gjithmonë se do të luftojnë për të siguruar një vend në formacionin titullar të Juventusit./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës