Lojtari Dejan Kulusevski, që do përballet me Cristiano Ronaldo-n nesër në kuadër të Kombëtareve ka thënë se është e pamundur ta ndalin.
Portugezi shënoi dygolësh në ndeshjen e parë mes Suedisë dhe Portugalisë, transmeton portali arbresh.info.
Suedezi ka thënë se do jetë e pamundur ta ndalin portugezin, por do kenë shansin ta provojnë.

“Në ndeshjen e parë ishte e pamundur ta ndalim, askush nuk mundte. Nëse është në ditë të mirë, ai vendos për gjithçka i vetëm”.
“Të mërkurën kemi shansin tjetër. Do jetë kënaqësi të përballemi dhe të njihemi më mirë”, deklaroi ai.
Ronaldo momentalisht është në top formë, derisa vazhdon t’i impresionojë të gjithë pavarësisht moshës./arbresh.info.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...