Nora Gjakova fitoi sot një tjetër medalje të artë, duke shkëlqyer në Gjeorgji.
Në finale të Grand Slam Tbilisi, Gjakova mposhti xhudistën nga Gjorgjia, Eteri Liparteliani ku edhe u stolis me medalje të artë.
Pas këtij triumfi, ka reaguar edhe trajneri Driton Kuka.
Ai në profilin e tij në Facebook tha se me ujë, zjarr e me xhudon e Kosovës s’ka lojë.
Postimi i tij i plotë:
1000 Pike Olimpike!
Medalja e artë e Nores!
Grand Slam Tbilisi ??????
Me ujë,zjarr e me xhudon e Kosovës ska lojë!
Se njohin shtetin tonë ende por atje Nora Gjakova fort e mirë ju tregoj vlerat tona.
Vlerat janë në arena sportive atje ku ndërtohet imazhi i popullit tonë e jo ndryshe!
Kosova mbi të gjitha …

Sonte Kosova-Sllovakia, Dardanët synojnë fitore
Nis gjyqi ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit pë...
Rama e emëron Sokol Havollin për një mandat të ri në Drejtor...
Shtyhet pak seanca ndaj Hashim Thaçi për rastin e pengimit t...
Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, s...
Polonia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...