Trajneri më i suksesshëm shqiptar, Driton Kuka pas rezultateve të mira që morën garuesit e tij edhe në këtë kohë, përkundër tashmeve të mëdha që solli pandemia COVID-19, ka thënë se tash është koha që shteti t’i kryej obligimet ndaj sportistëve.
Kuka përmes një postimi në Facebook,ka thënë se sportistët e tij duhet t’i marrin shpërblimet shtetërore që iu takojnë më ligj pas medaljeve elitare dhe ai shpreson se ato do t’i marrin para Vitit të Ri.
“Distria bashkë me Lorianen janë të vetmet sportiste që sivjet fituan medalje Elitare për Kosovën!
U kthyen me medalje nga Evropiani në Pragë!
Janë në pritje të Shpërblimeve Shtetërore që u takojnë ligjërisht por poashtu së bashku me shumë sportistë e trajnerë në pritje që para vitit të ri të ju kryhen obligimet e Kategorizimit sipas rezultateve të arritura gjatë vitit 2019!”, ka shkruar Driton Kuka.
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...