Krzysztof Piątek tashmë është pjesë e historisë në kampionatin italian.
Forma e shkëlqyer para porte e sulmuesit polak ka vazhduar edhe mbrëmjen e sotme (e martë) në ndeshjen e Milanit si nikoqir kundër Udineses, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi polak, i cili finalizoi transferimin e tij nga Genoa te skuadra kuqezinj gjatë merkatos së kaluar të transferimeve, dërgoi në avantazh skuadrën nën udhëheqjen e trajnerit Gennaro Gattusos në minutën e fundit të pjesës së parë.
Me këtë gol, Krzysztof Piatek është bërë lojtari i parë që ka shënuar 20 gola brenda 29 paraqitjeve të tij të para në Serie A qysh pas Diego Militos në sezonin 2008/09.
Në rast së rezultat qëndron në favor të nikoqirëve, Milani do t’i rikthej fitoreve pas dy humbjeve të njëpasnjëshme./arbresh.info/
(Shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu golin)
https://streamja.com/KNGV
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...