Kryetari i Plisave, Albert Kastrati ka dalur me një propozim interesant lidhur me atë se kush duhet ta formojë Qeverinë e re.
Ai ka shkruar se kryeministër duhet të bëhet Albin Kurti, kryetar i Kuvendit, Ramush Haradinaj, ministër i Ekonomisë, Avdullah Hoti, zv.kryeministër, Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj, zv.kryeministër ose ministër.
Kujtojmë që koalicioni PAN ka dalur si partia e parë, Vetëvendosje me një rritje shumë të madhe të votave ka dalur e dyta, kështu duke lënë pas koalicionin LAA.
Ja postimi i tij në Facebook:
Analistat nuk din kurgjo, Ramushi nuk e tradhton kërkon ata e kanë tradhtuar gjithë, Fatmirit ja patën plas zemrën, LDK-s po e dina krejt çka i kanë bo, tash ka erdh koha e tyne me ju hakmerr edhe me ju bashku VV, arsye tjetër e AAK-s është se i ka 10 vjet ne opozitë nuk mundet me nejt ma, qeveria për herë te par mundet të bohet pa serb , çka dmth qe serbët edhe PDK-ja rrinë ne opozitë, e këta ju grahin projekteve shumë te mëdha qe i presin.
Albin Kurti Kryeminister
Ramushi kryetar i kuvendit
Avdulla Hoti Minister i ekonomis
Begjet Pacolli zvkryeminister
Fatmir Limaj zv kryeminister(ose far ministri)
Kshtu kan than amerikant, kryeminister komandanta ska, kshtu edhe osht ka del.
E Hashim Thaqi nëse sja jep partisë dytë mandatin me formu qeverinë , kurrë ma rrezik se ka pas për me u rrëzu prej presidenti as at here kur u zgjedh./arbresh.info/
Dortmund bën një hap të madh drejt kalimit në fazën e 1/8 së...
Presidentja e Bullgarisë, Iliyana Yotova, uron Osmanin për P...
Vendos goli i Viniciusit, Reali fiton ndeshjen e parë të pla...
Kosova feston Pavarësinë, reagon Vuçiç: 18 vite më parë u ha...
Popullsia e Gjermanisë drejt tkurrjes me 5 për qind deri në ...
PSG fiton me rikthim ndaj Monacos ndeshjen e parë të play-of...