Arsenal dhe Manchester City është kryendeshja e javës së tetë në kampionatin anglez.
Kjo sfidë luhet sot me fillim nga ora 17:30, shkruan Arbresh.info.
Guardiola për këtë ndeshje nuk do të llogaritë në Kevin De Bryuene e lënduar dhe Rodrin e suspenduar.
Ndërsa për Arsenalin në dyshim janë dyshja Saka dhe Martinelli.
Saka ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit të Arsenalit në Champions League ndaj Lensit, ku humbi me rezultat 2-1.
Ndërsa braziliani mungon tash e disa kohë si shkak dëmtimi.
Arsenali momentalisht është në vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa City është në vendin e dytë me 18 pikë.
Kujtojmë se ‘Topçinjtë’ nuk kanë arritur të fitojnë ndaj Cityt në Premierë Ligë në ‘Emirates Stadium’ që nga viti 2015.
Në këtë ndeshje drejtësinë do ta ndajë Michael Oliver.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...