Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos nuk e ka problem nëse klubi vendos t’iu zvogëlojë pagesat e lojtarëve.
Para disa jave Barcelona konfirmoi se ia ka zvogëluar me 72% të gjithë lojtarëve dhe stafit të ardhurat për shkak të pandemisë së koronavirusit, transmeton portali arbresh.info.
E njëjta gjë ka ndodhur me Alteico Madrid, Espanyol dhe Real Betis, por ende me “Mbretërit”.
Gjermani ka thënë se nuk do ta këtë problem këtë gjë dhe është i gatshëm të dhurojë të gjithë rrogën, ashtu do bënte çdo lojtar.

“Zvogëlim i pagesës është si të dhurosh donacion për klubin. Jam në favor për të dhënë gjithë rrogën dhe çdo lojtar mund ta bëjë këtë gjë. Të gjithë duhet ndihmuar kur është e nevojshme dhe janë shumë vende ku nevojitet ndihma”.
“Shumë klube nuk kanë të ardhura. Për shembull, futbolli do të rikthehet në maj, zgjedhja do të gjendet. Nëse duhet ta ndalojmë deri në dimër, mund të imagjinojë se disa klube nuk do ia dalin. Kjo do ndryshonte futbollin që e njohim”, deklaroi ai.
Pandemia e koronavirusit vazhdon të tmerrojë tërë globin, ngase deri me tani ka vrarë afro 70 mijë njerëz./arbresh.info.
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...