Paris Saint-Germainit nuk po i ecën asgjë mirë.
Ekipi francez u eliminua nga Liga e Kampionëve javën e kaluar pasi u mposht nga Real Madridi në të tetën e finales.
E më pas humbi edhe nga Monaco në Ligue 1 gjatë fundjavës, shkruan “Gazeta Express”.
Dhe, njëri prej atyre që është kritikuar është edhe Neymar.
Madje, gazetari Daniel Riolo ka njoftuar se sulmuesi brazilian ka shkuar në stërvitje me disa prej shokëve të skuadrës thuajse në gjendje të dehur.
“Neymar nuk po ushtron fort më, ka arritur në gjendje të rëndë, thuajse i dehur”, deklaroi Riolo për “RMC Sport”.
“Kjo është e tëra. Neymar po mundohet t’i hakmerret PSG-së”, vazhdoi ai.
Neymar ishte vërshëllyer javën e kaluar në kampionat pas humbjes nga Real Madridi.
Të njëjtin “fat” e pati edhe Lionel Messi, i cili po ashtu pati paraqitje të zbehtë ndaj madrilenëve.
Ditëve të fundit po flitet që të dy mund të largohen nga “Parku i Princave” në fund të sezonit.
Neymarin e duan Newcastle United, Mancheter City dhe Barcelona. /Gazeta Express/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje