Polemikat e shumta gjatë ndeshjes Real Madrid vs. Juventus, pas penalltisë që u akordua në favor të ekipit në minutën e fundit të ndeshjes, po vazhdojnë të komentohen nga figura të njohura të futbollit botëror.
Së fundi është edhe ish lojtari i Barcelonës, Gary Lineker, i cili ka kritikuar portjerin Gigi Buffon për reagimet e tij dhe ka mbrojtur gjyqtarin e ndeshjes Michael Oliver.
Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin e tij social në Twitter, Lineker tha:
”Këto sulme të përgjakshme në Michal Oliver dhe gruan e tij janë të tepruara. Jam një admirues i madh i Buffon por sjellja e tij që nga ajo kohë nxitëse dhe jashtë rendit. Oliver po bënte punën e tij dhe është e vështirë të argumentosh kundër vendimeve të tij. I kuptoj emocionet por koha do t’a zbutë atë, Gianluigi.”
Rikujtojmë që Buffon u përjashtua me të kuq nga Michael Oliver pas protestave të vazhdueshme që bënte pas penalltisë ndërsa gruaja e gjyqtarit Oliver, është parë në Bernabeu gjatë ditës së ndeshjes, gjë që ka rritur edhe më shumë thashethemet për një ndihmesë të gjyqtarit për ekipin Madrilen.
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...
Ngarkohet sistemi, vijnë reduktimet e rrymës
Rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime, Elezi: Po zbatohen dy ...
U raportua se u përshkroi ilaçe të kafshëve fëmijëve autikë,...