Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ka arritur në Milano për të përfunduar testet mjekësore para transferimit nga Empoli te Interi.
Dita e sotme (e mërkurë) pritet të jetë e ngarkuar për Nerazzurrët, pasi mund të finalizojnë dy transferime.
Para disa orësh arritur Romelu Lukaku për teste mjekësore, ndërsa tashmë ka ardhur edhe një tjetër.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani, i cili ka mbërritur gjithashtu për teste mjekësore.
Asllani pritet t’i kryej testet mjekësore dhe të nënshkruaj një kontratë deri në vitin 2027 me Interin.
Mesfushori shqiptar thuhet se do të vijë si huazim me pagesë prej katër milionë euro me obligim blerje prej 10 milionësh tjera. /arbresh.info/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike