Kosova ka fituar ndeshjen ndaj Lituanisë me rezultat 1-2 në udhëtim, në kuadër të sfidës së tretë në Nations League.
Pas ndeshjes, kryetari i Federatës së Kosovës të futbollit, Agim Ademi ka përgëzuar futbollistët për lojën dhe shpirtin luftarak, në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Më tej ai ka falënderuar edhe të gjithë ata që ishin prezent në Lituani.
“Urime Kosovë fitorja ndaj Lituanisë 2:1. Kjo fitore tregon forcën dhe përkushtimin e kombëtares sonë në Ligën e Kombeve. Krenar për këtë skuadër që çdo herë e më shumë po tregon karakter dhe shpirt luftarak. Falënderoj nga zemra çdo lojtar, trajnerin Franco Foda, stafin dhe të gjithë ata që na mbështesin pa ndërprerë. Një falënderim i veçantë për bashkëatdhetarët tanë të mrekullueshëm, që edhe këtë herë kanë udhëtuar nga vende të ndryshme për të mbështetur ekipin me zemër nga tribunat. Me këtë përkushtim dhe unitet, sigurisht se sukseset tona do të vazhdojnë! Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi”, ka shkruar Ademi.
Ndeshjen e radhës, Kosova e luan ndaj Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Mes vështirësive në fundin e ndeshjes, Kosova shënon fitore ndaj Lituanisë
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...