Krerët e FVK-së marrin pjesë në kongresin e FIVB-së dhe Asamblesë Gjenerale të CEV-it
Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, po qëndrojnë në Arnhem të Holandës, ku do të marrin pjesë fillimisht në asamblenë gjenerale të CEV-it, të enjten, më 22 shtator.
Ndërsa, nga data 23 shtator deri më 25, ata do të jenë prezent në punimet e kongresit të 38 të FIVB-së ku, ndër të tjera, do të fillojë edhe faza finale e Kampionatit Botëror në volejboll për femra. /arbresh.info/


Një e moshuar humbi jetën në Vushtrri si pasojë e një zjarri...
“Erdhe e paftuar në shtëpinë time” – Limi ia thotë në sy Alb...
E parkoi veturën në trotuar dhe rrezikoi sigurinë e këmbësor...
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dh...
Sindikata e Policisë: Lajmërimet e rreme ndaj zyrtarëve poli...
Politikanët norvegjezë: T’i japësh Trumpit medaljen e Çmimit...