Policia ka njoftuar se një qytetarit në Prishtinë i është shqiptuar gjobë pasi që i njëjti ka parkuar automjetin në trotuar duke bllokuar hyrjen e banorëve në objektin banesor.
Në njoftimin e Policisë thuhet edhe se, kësisoj është rrezikuar edhe siguria e këmbësorëve dhe e pjesëmarrësve në trafik.
Komunikata:
Prishtinë, 16 janar 2026– Trafiku i Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një kundërvajtësi për parkim të parregullt në një lagje të Prishtinës.
Kundërvajtësi kishte parkuar automjetin në trotuar dhe kishte bllokuar hyrjen e banorëve në objektin banesor, duke rrezikuar sigurinë e këmbësorëve dhe të pjesëmarrësve në trafik.
Njësitet e Trafikut kanë reaguar menjëherë dhe kanë ndërmarrë veprimet ligjore konform Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, duke shqiptuar gjobë ndaj drejtuesit të automjetit.


Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...