Trajneri i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton “Toni” Kuka, i njohur për sukseset e tij ndërkombëtare, ka ndarë vizionin dhe filozofinë e tij të punës në fillim të ciklit kualifikues për Lojërat Olimpike Los Angeles 2028.
Kuka, udhëheqësi i ekipit që solli për Kosovën pesë medalje olimpike, përfshirë tre të arta – tha se puna me sportistë të shkallës botërore nga një vend i vogël kërkon një “Ferrari” – një makinë të ndërtuar me kujdes të jashtëzakonshëm.
Në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës Evropiane të Xhudos (EJU) gjatë kampit stërvitor olimpik në Mittersill, trajneri shpjegoi se me burime të kufizuara duhet të krijohen kampionë që mund të rivalizojnë fuqitë botërore. Ai tha se ekipi synon 3 deri 5 kualifikime olimpike për LA2028, duke përmendur emrat e sportistëve kryesorë si Distria, Fazliu dhe Akil, si dhe brezin e ri që po zhvillohet.
Në pjesën e parë të një serie me tri pjesë, trajneri i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, i njohur me dashuri si “Toni”, flet hapur për filozofinë e tij unike të trajnimt, sakrificat që qëndrojnë pas medaljeve të arta olimpike dhe arsyen pse ndërtimi i kampionëve nga një vend i vogël kërkon krijimin e një Ferrari nga e para.
“Ne, si Kosovë, me një bazë të vogël dhe me një numër të kufizuar sportistësh, duhet që nga një sportist të ndërtojmë një Ferrari,” shpjegon Toni, me fjalë që prekin thelbin e filozofisë së tij. “Prandaj është shumë e vështirë të kombinohet jeta normale me jetën e një sportisti të nivelit të lartë.”
Kjo metaforë, ndërtimi i një Ferrari, përmbledh gjithçka rreth qasjes së Kukës. Ajo është e përpiktë, kërkuese dhe pa kompromise. Megjithatë, është edhe e vetmja mënyrë që një vend me më pak se dy milionë banorë ka arritur të qëndrojë krah për krah me superfuqitë e xhudos në podiumin olimpik.
Ring i zjarrtë sonte: Amarildo Bakaj gati për betejën me ita...
Më shumë se 3,000 të vdekur në protesta në të gjithë Iranin
U kap me një pako me drogë, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë,...
Trump thotë se e bindi veten të mos e sulmojë Iranin
ATK mbush 26-vjet
FSK dhe Garda Kombëtare e Iowa-s thellojnë partneritetin str...