Haxhi Krasniqi ka vazhduar me përgatitjet për duelin e tij të parë të vitit 2019.
Viti i kaluar ishte mjaft mbresëlënës për Haxhi Krasniqi, pasi që boksieri kosovar u konfirmua kampion i Evropës në boksin profesionist, shkruan gazetaexpress.
Mirëpo, junikasi synon të arrijë më shumë se kaq në karrierën e tij.
Ai gjithmonë ka bërë të ditur se dëshiron të shpallet kampion bote.
Për ta bërë ëndrrën e tij realiteti, Krasniqi është duke ushtruar vazhdimisht.
Ai ka qenë sërish aktiv në rrjetet sociale, ku ka publikuar një video duke u stërvitur me Ruslan Chagaev, ish-kampionin e botës.
Stërvitjet për duelin e radhës vazhdojnë. Kam kënaqësinë të stërvitem me ish-kampionin e dyfishtë të botës në peshat e rënda, Ruslan Chagaev”, ka shkruar Krasniqi në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BuenonGFAEu/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_camera
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja