Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi është shndërruar në protagonist tek Legia Warszawas ndaj Widzew Lodz, skuadrës së yllit tjetër dardan, Dion Gallapeni.
Krasniqi u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të, derisa pas 20 minutave lojë shënoi golin e barazimit për 1-1, shkruan Arbresh.info.
Ky ishte goli i parë i Krasniqit që nga transferimi i tij tek Legia.
Sfida u mbyll 1-1.
86′ I ZACHOWAŁ SPOKÓJ I PEWNIE WYKOŃCZYŁ! #WIDLEG 1:1 pic.twitter.com/uxBEXgGoRw
— Legia Warszawa 🏆 (@LegiaWarszawa) November 2, 2025
Në këtë ndeshje u paraqit edhe Dion Gallapeni mbrojtësi i majtë i Kosovës, i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes, dhe zhvilloi performancë të mirë. Sipas Flashscore, Gallapeni u vlerësua me notën 7.3.
Të dy skuadrat kanë nga 17 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë respektivisht dhjetë./Arbresh.info
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...