Klubi i pingpongut KPP Priping të diellen ka qenë musafir i KPP Shkolla Ahmet Hoxha në Ferizaj, ku ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3:0, në kuadër të Liges së Parë të Kosovës.
Pas një pauzimi disa mujor, këtë fundjavë kanë ri-filluar ndeshjet zyrtarë të FPPK-së, ku klubi nga kryeqyteti KPP Priping, luajti si musafir në Ferizaj kunder klubit Shkolla Ahmet Hoxha.
Djelmoshat nga Prishtina duket se ishin shumë më të motivuar pas shkëputjes disa javore nga palestrat e pingpongut. Petrit Dragidella filloi serinë e fitoreve duke fituar 3 me 0 kundër lojtarit Dren Qerkini, pastaj Elvedin Collakovic shënoi fitoren e rradhes 3 me 0 kunder Endri Reka, kurse për të vulosur fitoren kunder klubit Shkolla Ahmet Hoxha, Dren Kastrati fito ndeshjen 3:2 ndaj Erjon Reka, për të regjistruar fitoren e ekipit KPP Priping në xhiron e 4-të në Ligen e Parë të FPPK-së.
Ndeshjen e rradhes KPP Priping do ta zhvillojë në Prishtinë kundër klubit Gani Maloku.
Klubet janë përkujdesur që të ndjekin të gjitha rekomandimet e nevojshme për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Tërmet në Itali, banorët dalin në rrugë të frikësuar, pezull...
Rritet bindshëm numri i turistëve në Kosovë
Maqedonci takohet me komandantët e NATO-s dhe KFOR-it, fokus...
SHBA, thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani tani!
Laporta jep një arsye pse lojtarët madrilen nuk e bën gardën...
Mbyllet për media seanca në rastin e Rozeta Hajdarit