Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovacic është duke u kërkuar nga AC Milani dhe ish klubi i tij – Interi.
Reprezentuesi kroat iu bashkua ‘Los Blancos’ verën e vitit 2015 dhe ka fituar dy herë radhazi trofeun në UEFA Ligë të Kampionëve në mesin e tetë titujve tjerë gjatë kësaj periudhe, transmeton portali arbresh.info.
‘Tuttosport‘ raporton tani që të dy klubet janë duke u përpjekur në mënyrë aktive për të nënshkruar me të dhe “Nerazurrëve” madje i është refuzuar një ofertë nga Madridi në muajin janar.
Kovacic iu bashkua kampionit spanjoll dhe evropian nga Interi në vitin 2015 në një marrëveshje prej 35 milionë euro.
Kovacic ka bërë 13 paraqitje këtë sezon në La Liga./arbresh.info/
Kurti në ora 16:00 mban konferencë për media
Presidenti i Iranit: Ndërmjetësimi duhet të drejtohet nga at...
Presidenti i Iranit njofton se kanë filluar përpjekjet për n...
Betimi i ministrave të rinj, Rama mban mbledhjen e parë të q...
Lëndimi i Ronaldos më serioz se sa pritej, rrezikon Kupën e ...
Abdixhiku shprehet i gatshëm për zgjedhje: Kurdo që presiden...