Kounde vendimtar – Barça shënon fitore të rëndësishme ndaj Frankfurtit në Ligën e Kampionëve

22:58 | 9 Dhjetor 2025
D.H

Barcelona ka përmbysur Eintracht Frankfurtin në “Spotify Camp Nou” me një fitore 2:1, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë të Ligës së Kampionëve.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 21-të, kur Ansgar Knauff realizoi për 0-1, shkruan Arbresh.info.

Barcelona reagoi me disa raste të mira me anë të Raphinhës, Pedrit dhe Leëandoëskit, por portieri Zetterer ishte i jashtëzakonshëm.

Në fund të pjesës së parë blaugranat e dërguan topin në rrjetë, por goli u anulua pas rishikimit në VAR për pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë nisi me ndryshime nga Hansi Flick, i cili futi në lojë Marcus Rashfordin – dhe ky vendim rezultoi vendimtar. Në minutën e 50-të, Rashford harkoi një top të ulët në zonë, ku Jules Kounde u gjend i vetëm dhe e dërgoi me kokë në rrjetë për 1:1.

Vetëm tre minuta më vonë, Barcelona e përmbysi ndeshjen: Lamine Yamal shërbeu një krosim perfekt dhe sërish Kounde me kokë shënoi për 2:1.

Eintracht Frankfurt pati disa raste të rrezikshme, sidomos me Arthur Theate dhe Elye Ëahi, por portieri Joan Garcia reagoi në nivel të lartë. Barcelona vazhdoi të krijojë me anë të Ferran Torresit dhe Rashfordit, por pa ndryshuar rezultatin.

Deri në fund, gjermanët kërkuan me ngulm barazimin, por katalanasit u mbrojtën me disiplinë dhe morën një fitore të rëndësishme në shtëpi.

Me këtë fitore Barcelona ngritët në pozitën e 14-t me 10 pikë, kurse Frankfurti bie në vendin e 30-t me katër sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme