
Kalidou Koulibaly
Agjenti i Kalidou Koulibaly ka garantuar se klienti i tij është “100 për qind i fokusuar” te Napoli pavarësisht thashethemeve për transferim në Barcelonë.
Gazeta katalunase ‘Sport’ raportoi sot (e enjte) që “Blaugranët” ishin të interesuar në qendërmbrojtësin, por reprezentuesi i tij insiston se ai nuk është duke menduar për merkaton e transferimeve, transmeton portali arbresh.info.
“Gazeta lokale që raportoi këtë shfrytëzon merkaton e transferimeve për të rritur shitjet”, ka thënë fillimisht Bruno Satin për ‘Radio Crc’.
“Në këtë kohë, Kalidou është 100 për qind i fokusuar në ligë dhe në rikthim për ndeshjen ndaj Manchester Cityt”
“Isha në stadium për ndeshjen e parë dhe pash që Napoli luante në një nivel të lartë të lojës ku ata ishin afër tyre”
/arbresh.info/
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”