Federatës së Karatesë së Kosovës i është besuar organizimi i Kampionatit Mesdhetar, që prej 12-14 shtator 2025 do të organizohet në Prishtinë, ka njoftuar FKK të enjten.
“Ky vendim historik erdhi pas vizitës së presidentit të WKF-it, Antonio Espinos dhe sekretarit të EKF-it Davor Cipek në Kosovë gjatë shënimit të 10-vjetorit të njohjes së KOK-ut nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar”, ka shkruar federata. “Kampionati Mesdhetar 2025 do të shërbejë si një provë e rëndësishme organizative përpara Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”.
Pjesëmarrëse në kampionat pritet të jenë njëzet e gjashtë shtete shtete nga tri kontinente.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin