Gazeta e njohur The Guardian ka publikuar listën e 100 futbollisteve më të mira në botë.
Në bashkëpunim me The Offside Rule Podcast, mediumi britanik ka mbledhur panelin me 72 gazetarë në mbarë botën për t’i vlerësuar futbollistet për këtë vit.
Ky panel përfshin edhe eksperte si ish-futbollistja e Arsenalit dhe Anglisë, Kelly Smith, ish-futbollistja amerikane, Tiffeny Milbrett dhe Kthryn Markgraf.
The Offside Rule e ka publikuar listën që prej vitit 2016, megjithatë kësaj radhe është publikuar në bashkëpunim me The Guardian.
Në këtë listë është e përfshirë edhe futbollistja kosovare, 29-vjeçarja, Kosovare Asllani, e cila mbron ngjyrat e Linkopings si dhe Kombëtares suedeze.
Asllanit i ka takuar vetëm vendi i 95-të në këtë listë, derisa vendin e parë e ka zënë Permille Harder, teksa fituesja e ”Topit të Artë”, Ada Hegerberg është renditur e treta.
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...