Kosova U21 e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Turku para ndeshjes së nesërme kundër Finlandës.
Dardanët e rinj i pret një ndeshje e rëndësishme, ku një fitore do t’i dërgonte në pozitën e dytë të grupit kualifikues për Euro 2027, shkruan Arbresh.info.
Selektori Afrim Tovërlani, u deklarua për FFK-në pas stërvitjes së fundit, ku theksoi se duhet një luftë më e fortë se ndaj Qipros.
“Finlanda është më e fortë se sa Qipro, prandaj do të na duhet më tepër luftë e më me tepër duele. Gjendja e futbollistëve është e mirë, por problemi kryesor është se kemi ardhur nga një tempraturë 21 gradë në minus gradë”, tha selektori i Dardanëve të rinj.
Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve luhet nesër me fillim nga ora 17:30.
Aktualisht Kosova ndodhet në pozitën e tretë me shtatë pikë, kurse Finlanda është e dyta me dy pikë më shumë./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar