Kosova U17 konkurrenca e femrave nesër do të luajnë kundër Gjeorgjisë për kualifikimet e Evropianit 2022

22:34 | 23 Shtator 2021

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e femrave ndodhet në Luksemburg, ku do të debutojë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2022.

Dardanet bëjnë pjesë në Grupin B, ku janë të përfshira edhe Luksemburgu, Bjellorusia dhe Gjeorgjia. Vajzat e reja dardane, të enjten, e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit nën përkujdesjen e përzgjedhësit Kushtrim Munishi, para ndeshjes së parë me Gjeorgjinë, që zhvillohet nesër në orën 18:00.

Atmosfera në kampin e vajzave të reja të Kombëtares së Kosovës është mjaft e mirë, andaj mbetet të shihet në ndeshjen e parë nëse do t’i nisin këto kualifikime me rezultat pozitiv.

Dardanet më pas më 27 shtator do të ballafaqohen me Bjellorusinë, derisa ndeshjen e fundit e zhvillojnë kundër nikoqirit – Luksemburgut, më 30 shtator. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara