Basketbollistet e Kosovës U-18 kanë zhvilluar ndeshjen më të mirë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, por që nuk ishte e mjaftuar për të fituar.
Kosova pësoi nga Norvegjia 52-51 (17:11, 13:7, 11:10, 11:23), por që shumë lehtë ka mundur të fitojë ndeshjen e parë në Evropian, po të kishte më shumë fat, derisa në shumë raste edhe gjyqtarët morën vendime kontroverse, sidomos në minutën e fundit.
Vashat e Kosovës luftuan për 40 minuta në fushë, duke treguar karakter në fushë dhe nuk u dorëzuan deri në sekondën e fundit. Basketbollistet e Kosovës janë përmirësuar nga ndeshja në ndeshje, duke dëshmuar se në të ardhmen pritet shumë nga to.
Ato ishin të jashtëzakonshme në çerekun e katërt, që e fituan 23:11 dhe dominuan ndaj kundërshtarit, por iu mungoi fati.
Enisa Kamerolli shënoi 15 pikë e dhjetë kërcime në këtë ndeshje, derisa Dea Pushkolli realizoi 14 pikë e shtatë kërcime. Ndihmë dhanë edhe Arba Hashani me tetë pikë, Tringa Ukaj me shtatë e Anita Grainca me pesë.
Ndeshjen e fundit në grupe Kosova do ta ketë të mërkurën nga ora 14:15 ndaj Finlandës, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Basketbollistet e Kosovës po fitojnë përvojë nga ky kampionat, derisa janë më të reja në moshë se kundërshtaret e tyre. Gjithsesi vashat meritojnë përkrahje, pasi janë më të reja në moshë dhe premtojnë shumë për të ardhmen.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...