Kosova U-17 , sot ka udhëtuar në Irlandën Veriore ku do të marrë pjesë në turneun zhvillimor që mbahet nën përkujdesjen e UEFA-s për grupmoshat U-16 (U-16 Develompent Tournament”), njofton FFK, raporton arbresh.info.
Edhe vitin e kaluar Kosova ishte pjesëmarrëse e këtij turneu dhe ky është i dyti i një formati të tillë, që ka për qëllim zhvillimin e futbollit te grupmosha U-16 dhe zhvillimin e tyre të gjithëmbarshëm.
Para nisjes në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, përzgjedhësi Besnik Kollari, u shpreh: “Ky është një turne jashtëzakonisht i mirëseardhur e në veçanti për neve si Kosovë, që ka për qëllim zhvillimin e grupmoshave U-16. Ne do ta shfrytëzojmë këtë turne maksimalisht jo vetëm për të bërë një paraqitje të mirë dinjitoze, përballë Kombëtareve me përvojë siç është Irlanda Veriore, Ishujt faro dhe ajo e Luksemburgut, por do të jetë një test i mirë për të gjithë futbollistët e rinj si këta nga Kosova ashtu edhe ata që aktualisht luajnë për skuadrat evropiane, për të parë nivelin e zhvillimit të tyre sikur edhe për të fituar përvojën e duhur. Kemi një grup të mirë të futbollistëve ndaj pres zhvillime poztive”.
Ne këtë turne Kosova do të zhvillojë tri ndeshje.
Kështu, ndeshjen e parë më 4 prill do të luajë kundër Irlandës Veriore, më 6 Prill kundër Ishujve Faro dhe më 8 prill kundër Luksemburgut.
Ekspedita e udhëtuesve
Mirsad Çollaku, anëtar i KE të FFK-së
Besnik Kollari, përzgjedhës
Fadil Berisha, nd. trajner
Bahri Berisha, trajner i portierëve
Gëzim Murseli, mjek
Gezim Zogu, fizioterapeut
Genc Mustafa, Menaxheri i ekipit
Taulant Ahmeti, menaxher i pajisjeve
Futbollistët
Butrint Bulliqi (25.08.2002) 2 Korriku (Portier)
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...