Kombëtarja e Kosovës U16 ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të turneut “UEFA Development U16” që po mbahet në Tiranë.
Pas fitores ndaj San Marinos, Dardanët U16 kanë triumfuar edhe ndaj Shqipërisë, përcjell Arbresh.info.
Ashtu sikurse në ndeshjen kundër San Marinos, edhe kësaj radhe seria e penalltive ishte përcaktuese për fituesin. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 2:0, ndonëse Kosova kishte epërsi prej dy golash.
Omer Shala kaloi Dardanët në epërsi në minutën e 13-të. Epërsinë në 2:0 e shtoi Rrezon Ademi, në minutën e 53-të.
Megjithatë, në minutat e fundit Shqipëria arriti të barazojë shifrat me dy gola të shpejtë, në minutat 85-të dhe 87-të nga penalltia.
Kësisoj, fituesi i ndeshjes u përcaktua në serinë e penalltive, ku spikati portieri dardan, Nar Bajrami, me tri pritje të jashtëzakonshme, duke siguruar triumfin e Kosovës.
Në ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu Kosova do të ballafaqohet me Belizen./Arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës