Kosova është mposhtur me rezultat 4-0 pas pjesës së parë nga Zvicra, sfidë e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës të vitit 2026.
Zviceranët dominuan gjatë tërë pjesës së parë dhe të gjithë golat i shënuan brenda 45 minutave të parë, shkruan Arbresh.info.
Pas një harkimi të mirë në zonë, më së mirë u gjend mbrojtësi Manuel Akanji, i cili goditi mirë me kokë dhe realizoi për epërsinë fillestare në minutën e 22-të.
Tre minuta më vonë, Brel Embolo shënoi edhe golin e dytë.
Kurse për 3-0 shënoi Widmer, gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë.
Helvetikët nuk u ndalën dhe realizuan edhe golin e katërt në minutën e 45-të me anë të Brel Embolos.

Kosova gjatë pjesës së parë pati paraqitje të dobët duke mos pasur as edhe një goditje në portë, madje as nuk pati fare goditje.
Pjesa e dytë ishte më e niveluar. Brel Embolo shënoi edhe një herë tjetër mirëpo kësaj radhe goli i tij u anulua për offside.
Kosova rrezikoi për herë të parë me Vedat Muriqin por goditja e tij u ndal nga portieri Kobel.
‘Dardanët’ u munduan të rrezikojnë edhe përmes disa depërtimeve të Baton Zabërgjës, mirëpo ylli vushtrrias nuk po ia dilte i vetëm.
Vlen të theksohet se në këtë përballje u lëndua edhe kapiteni, Amir Rrahmani i cili u detyrua të largohet nga fusha, teksa vendin e tij e zuri Ilir Krasniqi, në minutën e 64-të.
Deri në fund gola të tjerë nuk pati dhe Zvicra arkëtoi tre pikët e para në kampanjën kualifikuese gjersa Kosova dëshproi me performancën e parë.
Pas tre ditësh Zvicra e pret në shtëpi Slloveninë, kurse Kosova do të përballet me Suedinë./Arbresh.info

Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...
Liverpooli dështon të fitojë në “Anfield”, Totte...
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...