Shtëpia e futbollit evropian, UEFA e ka publikuar renditjen e re të ligave të 55 anëtareve të saj, ku BKT Superliga e Kosovës ka pasur ngritje në ranglistë.
BKT Superliga e Kosovës ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm në renditje pas publikimit të ranglistës së re.
Kampionati elitar i Kosovës tani ndodhet në pozitën e 39-të, që është pozicioni më i mirë që nga anëtarësimi në UEFA.
Thënë ndryshe, Kosova është ngritur për 4 pozita, duke e konfirmuar kësisoj përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së futbollit në vendin tonë.
Vitin e kaluar, Kosova u përfaqësua me tri ekipe në Evropë: Prishtinën, Dritën dhe Llapin, e të cilat patën paraqitje shumë të mira, gjë e cila ka ndikuar edhe në vlerësimin e UEFA-s.

Ndërkohë, për herë të parë sivjet në garat evropiane do të paraqiten katër klube nga Kosova: tri vendet e para nga BKT Superliga dhe fituesi i Kupës së Kosovës.
Me renditjen e re, Kosova ka lënë mbrapa vendet fqinje, pasi Shqipëria ka rënë për pesë pozita dhe tani renditet e 43-ta, Maqedonia e Veriut ka rënë nëntë pozita, duke u renditur e 48-ta, derisa Mali i Zi zë pozitën e 53-të në renditje. /Telegrafi/
Kurti në 50-vjetorin e AShAK: Në këtë institucion kaluan ide...
Zvicra drejt izolimit? Nëse bëhen 10 milionë banorë, porta “...
“Pse të ka marrë shteti gjerman”, debat i ashpër mes Elijonë...
Super pjesë e parë në “Santiago Bernabeu” – City e përmbys R...
Nuk vonon shumë dhe City barazon rezultatin
Real Madridi në epërsi ndaj Manchester Cityt