Kosova e ka fituar ndeshjen kthyese të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2027 të hendbollit kundër Bosnjë-Hercegovinës.
Por fitorja e arritur të dielën me katër gola dallim, nuk i ka mjaftuar Kosovës. “Dardanët” fituan ndaj Bosnjë-Hercegovinës me rezultatin, 33:29.
Ndeshjen e parë në Tuzla të enjten kaluar ndaj Bosnjë-Hercegovinës, Kosova e humbi me 13 gola dallim.
Bujar Ramosaj shënoi më së shumti gola për Kosovën, plot shatë sosh. Nga katër gola realizuan Shaban Zogaj, Drilon Tahirukaj dhe Leonard Gegaj.
Te Bosnjë-Hercegovina me nga gjashtë gola ndeshjen e mbyllën Amer Shahinoviq dhe Mislav Grgiq.
Bosnjë-Hercegovina avancon në raundin e tretë kualifikues për Botërorin 2027, që është faza e fundit e kualifikimeve, aty do të përballet me Ishujt Faroe.
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...
Raportohet se vajza që dyshohet se e kreu aktin e rëndë në P...
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët