Kosova U17 e ka mbyllur me barazim (0-0) ndeshjen me Qipron U17, që ishte vendimtare për pozitën e parë në Grupin B4 të Ligës B për kualifikimet e Evropianit 2025.
Në lojën e Dardanëve U17 ndikoi përjashtimi i hershëm i Aldon Osmanit me karton të kuq. Ai u ndëshkua qysh në minutën e 22-të, duke i dhënë përparësi të madhe qipriotëve në vazhdim të lojës.
Gjërat për të përzgjedhurit e Arbnor Morinës u vështirësuan edhe më shumë në minutën e 83-të, kur pas kartonit të dytë të verdhë u përjashtua edhe Adonis Hoti.
Mirëpo, përkundër faktit që në minutat e fundit të ndeshjes luajtën me dy lojtarë më pak, Dardanët e rinj arritën që së paku ta ruajnë portën të pamposhtur.
Kosova në ndeshjen e parë barazoi me Andorrën (0-0), derisa në ndeshjen e dytë e mundi Moldavinë (1-0).
Ky rezultat i shkoi përshtati qipriotëve, të cilët me 7 pikë e mbyllën grupin në pozitën e parë, derisa Kosova mbeti në pozitën e dytë, me 5 pikë.
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë
Aksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit
Një muaj paraburgim për katër të dyshuar për shit-blerje të ...