Kosova renditet në vendin e shtatë në botë për sa i përket numrit të medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.
Në ditë e parë, Distria Krasniqi i siguroi vendit tonë medaljen e parë të artë, duke arritur kështu edhe një sukses të jashtëzakonshëm personal.
Sot (26 korrik), Nora Gjakova ia solli Kosovës medaljen dytë të artë, e që padyshim se është një sukses historik për vendin, duke arritur triumf të dyfishtë deri më tani në këto lojëra.
Kujtojmë se në vendin e parë në renditje janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 14 sosh, shtatë të arta, tre të argjendta dhe katër të bronzta.

Më pas vjen Kina, me 15 sosh, gjashtë të arta, tre të argjendta dhe gjashtë të bronzta.
Më pas renditen Japonia, Britania e Madhe, Korea Jugore dhe Australia, para Kosovës.
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA