“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një skuadër kalon tutje”, deklarohet Montella

00:10 | 1 Prill 2026
D.H

Kosova u mposht nga Turqia me rezultat 0-1 në Prishtinë në finalen e play-offit të Kupës së Botës.

Kështu edhe u shua ëndrra për Botërorin, shkruan Arbresh.info.

Pas ndeshjes trajneri italian i Turqisë, Vincezo Montella lavdëroi paraqitjen e Kosovës.

“Kosova na vuri shumë në vështirësi. Ishim të përgatitur për këtë pasi Kosova ka një skuadër shumë cilësore, por është fat i keq që vetëm një skuadër mund të kalojë në Kampionatin Botëror.”

Ndryshe, Turqia arriti të kualifikohet në Kampionat Botëror pas 24 viteve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale