Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Euro 2022 që u mbajt në Gjeorgji.
Pas fitores në ndeshjen e parë me Austrinë dhe humbjes së pësuar me Gjermaninë, të përzgjedhurit e Ramadan Cimilit kanë pësuar edhe një humbje.
Dardanët janë mposhtur nga vendi nikoqir i kualifikimeve të Grupit F, Gjeorgjia, me rezultat 6:1, kombëtare e cila doli fituese e grupit me tri fitore.
Tre gola për gjeorgjianët i shënoi Sebiskveradze (2′, 18′ dhe 29′), me nga një gol na ndëshkuan Kurtanidze (26’), Saiotti (8’) e Thales (32’).
Ndërkohë, golin e nderit për ekipin tonë në këtë ndeshje e shënoi Drilon Maxharraj në minutën e 28-të.
Kështu, Kosova i mbylli këto kualifikime në pozitën e tretë në renditje.
“U larguam sapo dëgjuam raportimet e para”/ Mbërrin në Mbret...
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë