Përfaqësuesja e Kosovës U21 në hendboll, nuk ka arritur ta mposht atë të Brazilit në ndeshjen e cila është luajtur në kuadër të kampionatit botëror “Spanja 2019”.
Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rezultat 10:18 në favor të skuadrës kundërshtare.
Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të lojtarëve tanë, ata nuk arritën që ta kthejnë në epërsi rezultatin as në pjesën e dytë dhe kështu përfundoi ndeshja me rezultat 22:36.
Gjithashtu të premten, skuadra kosovare pësoi humbje edhe nga Portugalia me rezultat 32:21 dhe tani kjo ndaj Brazilit është humbja e katërt në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Spanjë.
Sidoqoftë kjo është një storie suksesi pasi që është hera e parë që një kombëtare e Kosovës është duke u paraqitur në botëror, kështu duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar.
Me përjashtim të përballjes së sotme, Kosovës në këtë kampionat I ka mbetur vetëm edhe një ndeshje ajo me Bahrejnin, e cila zhvillohet nesër në ora 16:30.
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...