Miqësorja mes Shqipërisë dhe Kosovës ka përfunduar me një rezultat të papritur.
“Dardanët” kanë regjistruar një fitore me rezultat të thellë dhe tronditës prej 3 me 0 në takimin e sotëm (e martë) të zhvilluar kundër Kuqezinjve në Zyrich të Zvicrës, shkruan portali arbresh.info. Dominimi i djelmoshave tanë në miqësoren vëllazërore ishte i dukshëm gjatë gjithë ndeshjes, ndërkohë që paraqitja e kombëtares nën udhëheqjen e Christian Panuccit ishte aspak impresive.
Pas një shansi të shkëlqyer që humbi Donis Avdijaj në minutën e 15′ në një përballje direkte me portierin Etrit Berisha, ishte Arbër Zeneli lojtari që dërgoi fillimisht në epërsi kombëtaren tonë duke shënuar për 1 me 0 në minutën e 21′.
Zeneli arriti të mposhtë edhe në fillim të pjesës së dytë portierin e Atalantas duke shënuar gol të bukur brenda zonës së rreptësisë derisa po zhvillohej minuta e 51′. Të dy golat e realizuara nga sulmuesi i SC Heerenveen ishin të asistuara nga Besar Halimi.
Goli i tretë dhe i fundit i ndeshjes u shënua nga Edon Zhegrova. Talenti 18-vjeçar, i njohur ndryshe i “Messi i Kosovës”, realizoi gol të bukur nga një distancë prej 30 metrave.
Ndryshe, kjo është fitorja e katërt radhazi e djelmoshave të Bernard Challandes, ndërsa Shqipëria pëson disfatën e dytë radhazi pas asaj kundër Norvegjisë.
Vlen të përmendet që miqësorja e fundit e zhvilluar ndërmjet dy kombëtareve tona ka përfunduar me rezultat të barabartë./arbresh.info/
Shikoni më poshtë tri golat e realizuara nga Kosova:
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 91...
Macron shfaqet me syze dielli në punë – pamje të rralla nga ...
Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë pretendimet ...
Khamenei i drejtohet Trumpit: Je kriminel, përgjegjës për vd...
Profesionistët shëndetësorë të Kosovës drejt emigrimit: Paga...