Basketbollistet e Kosovës U-16 kanë triumfuar në ballafaqim me rivalet e tyre nga Principata e Monacos.
Kombëtarja jonë e ka fituar këtë ndeshje me rezultat të thellë 108:56 (29:14, 32:11, 22:18, 25:13).
Basketbollistja më efikase në radhët e Kosovës U-16 ishte Agnesa Rrahmani me 34 pikë e 6 kërcime, kurse te Principata e Monakos më e dalluara ishte Hermance Marti me 19 pikë, 10 kërcime, 5 asistime e 5 topa të vjedhur.
Të dielën Përfaqësuesja jonë e mbyll aventurën e saj në Kampionatin Evropian U-16 që është duke u zhvilluar në Gjibraltar, ku do të ballafaqohet me nikoqirin në luftë për pozitat 5 deri në 7.

Konjufca merr mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për aspir...
Enrique paralajmëron para ndeshjes me Chelsean: Motivimi i t...
Ndalohen dy persona në Mitrovicë të Veriut, nën dyshim për d...
Tifozët e Galatasarayt i kushtojnë koreografi Osimhenit, nig...
KFOR dhe personeli mjekësor në Obiliq, me trajnim për shpëti...
Mbrojtësi i Barçës me shqetësime muskulore, në dyshim për nd...