Kombëtarja e Kosovës në hendoll ka mësuar për Kampionatin Evropian të vitit 2026. Ukraina, Ishujt Faroe dhe Holanda janë kundërshtarët e Kosovës në Grupin 6.
Shorti përcaktoi fillimisht Serbinë në Grupin 6, pjesë e të cilit është edhe Kosova. Por shorti u përsërit dhe Serbia më pas ra në grupin 4. EHF-ja nuk lejon duelet e Kosovës me Serbinë.
Evropiani i ardhshëm për hendbollistë mbahet në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, përfaqësueset e të cilave vende kualifikohen direkt. Njëjtë është kualifikuar vetëm edhe kampionia në fuqi, Franca. Përmes kualifikimeve përcaktohen 20 përfaqësueset e tjera. Pra prej 32 përfaqësueseve pjesëmarrëse kualifikohen 20.
Kualifikimet zhvillohen në tetë grupe me nga katër përfaqësuese. Në Evropian shkojnë përfaqësueset e vendeve një e dy në secilin grup, si dhe katër përfaqësueset më të mira të vendit të tretë./Arbresh.info/
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker
Numërohen 27% e votave për deputetë
Operacioni “White Star”/ Pesë të arrestuar, sekuestrohen arm...
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...