Kombëtarja e Kosovës në futsall ka mësuar kundërshtarët për fushatën kualifikuese të Kampionatit Evropian 2026.
Shorti i hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, e ka vendosur Kosovën në Grupin 10, ku bëjnë pjesë edhe Franca, Gjeorgjia dhe Bullgaria.
Ndeshjet kualifikuese me sistem vajtje-ardhje do të luhen në periudhën 9 dhjetor 2024 – 16 prill 2025. Të parat e 10 grupeve kualifikuese kalojnë në finalet e Euro 2026, derisa tetë skuadrat e vendeve të dyta me bilancin më të mirë shkojnë në fazën e ‘play-off’-it, përmes së cilës do të sigurohet bileta për finalet e Evropianit.
Ndeshjet e ‘play-off’-it do të luhen më 15-24 shtator 2025, ndërsa finalet e Kampionatit Evropian do të organizohen nga Letonia dhe Lituania në periudhën 18 janar – 8 shkurt 2026./Arbresh.info/
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...