Kosova do të jetë pjesëmarrëse me tetë xhudistë në Grand Slamin e Parisit.
Kështu ka bërë të ditur Federata e Xhudos e Kosovës.
Gara do të mbahet nga 2 deri më 4 shkurt.
Ky Grand Slam do të ketë pjesëmarrës nga pesë kontinente, plot 110 shtete, 661 garues, nga të cilët 384 meshkuj dhe 277 femra.
Nga Kosova, pjesëmarrës do të jenë këta xhudistë:
Distria Krasniqi (-52 kg),Nora Gjakova (-57 kg),Flaka Loxha (-57 kg),Laura Fazliu (-63 kg),Loriana Kuka (-78 kg),Akil Gjakova (-73 kg),Dardan Cena (-73 kg),Shpati Zekaj (-100 kg).
Sipas njoftimit, Distria, Nora dhe Flaka do të ndeshën të premten; Laura, Akili e Cena të shtunën; kurse Loriana Kuka dhe Shpat Zekaj do të ndeshën të dielën.
Garuesit do të jenë nën udhëheqjen e trajnerit e selektorit të ekipit kosovar, Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi. /Klankosova.tv
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...