Kosova ka marrë një tjetër lajm fantastik.
Përfaqësuese së Kosovës në futboll mund t’i shtohet edhe një lojtar në radhët e saj.
Albert Vallçi me shumë gjasë do të jetë prurja e re e Përfaqësueses së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Mbrojtësi kosovar që aktualisht luan te Red Bull Salzburg, është duke i kompletuar dokumentet për t’iu bashkuar Kosovës nga qershori i këtij viti.
Albert Vallçi mund të luajë në tri pozicione defanzive, si në dy krahët dhe në qendër të mbrojtjes.
FFK ka filluar punën për kompletimin e dokumenteve për ta sjell mbrojtësin në skuadër, andaj edhe FIFA e UEFA do ta lejojnë përzgjedhjen e tij.
Vallçi (23) aktualisht në tregun e transferimeve ka një vlerë rreth 600 mijë euro, i gjatë rreth 1.90 cm, ndërsa ka pasaportë të Austrisë.
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify
Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos