Kosova ka regjistruar një fitore me rezultat të thellë mbrëmjen e sotme (e martë) kundër Shqipërsisë.
Miqësorja vëllazërore e zhvilluar në Zyrich të Zvicrës ndërmjet dy kombëtareve tona përfundoi me një rezultat të papritur prej 3 me 0 në favor të “Dardanëve, shkruan portali arbresh.info.
Arbër Zeneli ishte i jashtëzakonshëm duke shënuar dy golat e para për skuadrën nën udhëheqjen e Bernard Challandes, ndërsa goli i tretë i ndeshjes dhe u fundit u realizua nga Eden Zhegrova.
Paraqitja e kombëtares shqiptare nuk ishte në nivel të duhur dhe Etrit Berisha kishte një natë për tu harruar. Sidoqoftë, Kosova me fitoren e sotme kundër Shqipërisë ka regjistruar një rekord impresiv.
Fitorja 3 me 0 e Kosovës është më e thella që kombëtarja jonë ka shënuar ndonjëherë.
Qysh pas ndeshjes kundër Haitit katër vite më parë, Kosova fitoren më të lartë e kishte regjistruar me një avantazh prej dy golave, por miqësorja ndaj Shqipërisë e ndryshon këtë rekord./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...