Xhudistët kosovarë synojnë medalje në Botërorin e Budapestit, që mbahet muajin tjetër në Budapest të Hungarisë
Kosova do të marrë pjesë me pesë garues në Kampionatin Botëror të xhudos. Evenimenti më i rëndësishëm i xhudos pas Olimpiadës, këtë vit do të mbahet në Budapest, nga 6 deri më 13 qershor. Aty do të marrin pjesë 727 garues nga 133 shtete të botës.
Vendin tonë në këtë garë do ta përfaqësojnë garuesit, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.
Në të kaluarën, Kosova ka ditur të rrëmbejë medalje në Botëror. Prandaj, edhe në Hungari, garuesit kosovarë synojnë të ngriten në podium. Më së shumti gjasa për medalje kanë Distria, Nora dhe Akili. Këtë radhë, Botërorit do t’i mungojë kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, ndërsa pjesë e Kosovës s’do të jetë as Loriana Kuka. Siç dihet, xhudoja është sporti më i suksesshëm i Kosovës.
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...