Kosova luan sot ndeshjen e radhës kualifikuese për “Euro 2024” si mysafire ndaj Andorrës.
Sfida fillon nga ora 20:45 dhe luhet në “Estadi Nacional”, të Andorrës shkruan Arbresh.info.
“Dardanët” në këtë udhëtim shkojnë me shumë mungesa por pa marr parasysh, fitorja është i vetmi opsion për Kosovën në këtë sfidë.
Për këtë sfidë nuk do jenë të gatshëm kapiteni i kombëtares Amir Rrahmani, top sulmuesi Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova.
Andorra në ndeshjen e parë ka arritur të marrë një barazim ndaj Kosovës, në Prishtinë me rezultat 1-1, në ndeshjen e luajtur në muajin mars.
Kosova dhe Andorra janë pjesë e Grupit I, aty ku pas gjashtë ndeshjeve prinë Zvicra me 14 pikë, Rumania është e dyta me 12 pikë, në vendin e tretë është Izraeli me 11 pikë, ndërsa në vendin e katërt është Bjellorusia me katër pikë, aq sa ka edhe Kosova një pozitë më poshtë kurse Andorra është e fundit me dy pikë./Arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...