Kombëtarja e Kosovës ka filluar stërvitjet para ndeshjes së parë për muajin nëntor ndaj Rumanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kjo sfidë luhet me datë 15 nëntor në Bukuresht të Rumanisë.
Në stërvitjen e parë të mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, kanë stërvitur portieri Visar Bekaj dhe lojtarët Florent Muslija, Muharrem Jashari, Mërgim Vojvoda, Ilir Krasniqi, Baton Zabërgja, Fidan Aliti, Florent Hadërgjonaj, Art Smakaj e Andi Hoti, raporton Arbresh.info
Teksa ekipit pritet t’i bashkohen edhe futbollsitët tjerë të cilët kanë pasur angazhimeve me klubet e tyre në fundjavë.
Kujotjmë se gjatë konferencës së sotme të mbajtur për media, trajneri Foda ka njoftuar për disa ndryshime në listë Rashic, Celina a e Paqarada janë larguar kurse janë ftuar Zymer Bytyqi, Art Smakaj e Leard Sadriu.
Stërvitja e radhës e “Dardanëve” do të jetë nesër./Arbresh.info



Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...
Bahamas njohu Kosovën, Serbia i kërkon ta rishqyrtojnë vendi...
Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndë...
TikTok më i sigurt, por jo më i njëjti? Pasojat e marrëveshj...
BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa...
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...